Në takimin LDK-VV shfaqet edhe Lutfi Haziri

15:46 | 04 November 2019

Për herë të pestë janë takuar grupet punuese të LDK-së dhe VV-së.

Ka filluar takimi i pestë në mes të grupeve punuese për harmonizim të programit në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në takim është duke marrë pjesë edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ani pse ai gjatë vikendit ka përcjellë disa mesazhe drejt partisë së Albin Kurtit, ku thoshte se emri i kryeministrit të ardhshëm do të kalojë nëpër zyrat e LDK-së.

Këtyre deklaratave i është përgjigjur edhe VV-ja.

Sot, ndërkaq, dy partitë do të diskutojnë për arsim, shëndetësi dhe kulturë.

Takimi LDK – VV po mbahet në zyrat qendrore të Lidhjes Demokratike në Prishtinë.

Komento: