Edhe në Turqi është konfirmuar rasti i parë me virusin e njohur si koronavirus.
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, thotë se rasti i parë i koronavirusit është konfirmuar në vend. Pacienti mori virusin në një udhëtim në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Pacienti është mashkull dhe është në gjendje të mirë. Të gjithë anëtarët e familjes dhe të afërmit e tij janë nën mbikëqyrje”, ka thënë ai.
Turqia ishte një ndër vendet që nuk u raportuar për raste të konfirmuara me koronavirus në Evropë (5% e territorit të Turqisë është ne këtë kontinent), së bashku me Kosovën dhe Bullgarinë, deri më tash.
Aktualisht të vetmet vende në Evropë që nuk ka rastet të konfirmuara me koronavirus janë Kosova dhe Bullgaria.
Në Kosovë ka pasë kontrolla të vazhdueshme nga pacientë nën dyshime me koronavirus.
Megjithatë, asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv.
Sot gjatë ditës, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK), ka thënë se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Kosovë.