Në Turqi rëndohet bilanci i vdekjeve të tërmetit, 51 të vdekur dhe 896 të plagosur

12:25 | 01 Nëntor 2020

Rëndohet bilanci i vdekjeve të tërmetit në Turqi, 51 të vdekur dhe 896 të plagosur.

Nënpresidenti turk Fuat Oktay, ka njoftuar se numri i të vdekurve në tërmetin që goditi Izmirin në Turqi, ka arritur në 51.

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) thotë që deri në këto kohë, ka pasur 850 pas-tronditje, prej të cilave 40 më të forta se 4 ballë, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova

Aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë në provincën bregdetare të Izmirit.

Të paktën 896 njerëz janë lënduar nga tërmeti me magnitudë 6,6 që të premten tronditi Izmirin.

Gjithsej 682 të lënduar janë lëshuar nga spitalet, ndërsa 214 janë ende duke u mjekuar.

Komento: