Në varrimin e nënës i shkojnë ish të dashurat e Ibrahim Tatlises

15:01 | 28 March 2019

Ibrahim Tatlises mbeti edhe pa njeriun më të dashur në këtë jetë.

Nëna e tij ndërroi jetë para disa kohësh dhe kjo ngjarje u përcoll me shumë vëmendje nga mediat turke, përcjell ORAinfo.

Në varrimin e saj ishin edhe shumë figura publike që shkuan për të nderuar këngëtarin ikonik turk.

Në mesin e tyre nuk munguan edhe fytyrat më të bukura të ekranit turk. Hulya Avsar, ish e dashura më e përfolur e Ibos u pa e mërzitur në ceremoninë e varrimit.

Ibrahim Tatlises, edhe pse pati tri martesa dhe një numër të panumërt të aferave të dashurisë, ai pas sulmit ka jetuar i vetëm me nënën e tij.

Përveç asaj ishte edhe Aysegul Yildiz, gruaja e fundit me të cilën Ibo ka edhe vajzën e vogël./ORAinfo/

Komento: