Në vend të kamionëve në Ujman vendoset KFOR-i

10:57 | 02 October 2021

KFOR-i, po vendoset në vend të kamionëve në Ujman.

Në vend të kamionëve në Ujman tashmë janë vendosur KFOR-i
Protestuesit po e mbajnë të bllokua njërën korsi në rrugën që shkon nga Leposaviqi në drejtim të pikës kufitare në Jarinjë.

Tash e disa orë është liruar njëra prej korsive dhe është shënuar rasti i parë pas 13 ditëve i kalimit të një kamioni me mallra i cili kishte ngelur i bllokuar tek barrikada, njofton Klankosova.tv.

Ndryshe, dy kamionë të tjerë që kanë qenë me targa të Maqedonisë së Veriut të cilët poashtu kishin në plan që të bartnin mallra të ndryshme në drejtim të Serbisë nëpërmjet Kosovës, janë kthyer duke shkuar për Maqedoni, e duke thënë se janë procedurat kufitare të cilat po e bëjnë të pamundur vazhdimin për në Serbi.

Komento: