Në vend të ujit iu del alkool, qytetarët të habitur nga kjo ndodhi

22:16 | 07 February 2020

Një ngjarje interesante ka ndodhur në Indi.

Hapin rubinetin në shtëpi dhe në vend të ujit iu del pije alkoolike.

Kjo i ka ndodhur banorëve të një blloku pallatesh në një qytet në shtetin indian të Keralas, pasi pijet përfunduan në ujësjellësin e zonës.

Banorët u befasuan kur panë që uji nga rubineti dilte me ngjyrë të errët dhe menduan fillimisht se bëhej fjalë për ujë të ndotur.

Por pas kontrolleve nga autoritetet u zbulua se stafi i një lokali aty pranë kishte hapur një gropë dhe kishte derdhur aty birra, rum dhe brendi.

Në total ishin hedhur 6000 litra pije alkoolike të cilat përfunduan në tubat që dërgonin ujë në shtëpitë e njerëzve.

Një zyrtar i Policisë vendase tha për CNN se pijet ishin të skaduara dhe qëndronin të magazinuara që prej vitit 2014.

Ato ishin përzierë me ujin e një pusi aty pranë që shërbente si furnizues për banesat.

Autoritetet lokale janë detyruar të dërgojë ujë me bote për banorët, deri sa të pastrohet pusi që i furnizon me ujë të pastër.

Komento: