Në veri qytetarët nuk paguajnë energjinë, ankohen për fatura të larta

18:08 | 22 November 2024
ne-veri-qytetaret-nuk-paguajne-energjine,-ankohen-per-fatura-te-larta

Qytetaret serb në veri të Kosovës nuk po i paguajnë faturat për energjinë që ata kanë shpenzuar, madje ata po ankohen çmime të larta të faturave që iu janë dërguar atyre.

Më 9 dhjetor të 2023-tes, KEDS-i pati nënshkruar kontratë me Elektroserver për të shpërndarë dhe furnizuar me energji eklektike katër komunat veriore, që nga arritja e kësaj marrëveshja ende në disa pjesë veriore nuk ka përfunduar faturimi i rrymës dhe vendosja e njësoreve digjital, raporton Front Online.

Kreu i Zubin Potokut: Qytetarët nuk janë të gatshëm t’i paguajnë faturat e fryra të energjisë

Në ato zona ku ka filluar faturimi i rrymë ka ankesa të vazhdueshme të qytetarëve për fryrje të faturave të rrymës.

Kështu ka thënë për “Front Online” kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Ai tregon se Elektroserver nuk i është përmbajtur shifrës që kanë përcaktuar për fatirim paushall të energjisë elektrike.

Nga 21, euro e 50 cent qytetarët po detyrohen të paguajnë 54 euro, thotë kreu i Zubin Potokut.

“Kanë ardhur një pjesë e faturave aty ku janë të vendosur orët. Kanë dërguar edhe paushall fatura nuk janë të gatshëm një pjesë e madhe e qytetarëve të paguajnë sepse nuk i janë përmbajtur çmimit se në fillim kanë thënë 21.50 cent paushalli, kjo është vërejtja e madhe se kanë pruar fatura të fryra nga 54 euro”, deklaroi Zeqiri.

Ugljani: 260 euro një faturë e rrymës në veri, shumë marramendëse

Po ashtu edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljani vlerëson se shpërndarja e faturave në veri janë me shuma marramendëse.

Ai thotë për “Front Online” se shtëpisë së tij çmimi i rrymë i ka ardhur 260 euro.

Ugljani ka dyshime e tij për shpërndarjen e faturave.

“Po kanë filluar të shpërndahen disa fatura, por me shuma marramendëse në shtëpinë time ka ardhur 260 euro tjetrën 156 euro, kjo është e paqartë se në çfarë mënyre janë llogaritur”, deklaroi ai.

Ugljani shprehet se qytetarët janë zhgënjyer me ardhjen e faturave të rrymës.

“Problemi është tek të gjithë qytetarët se janë të zhgënjyer me ardhjen e faturave tek dikush janë të fryra te tjerët normale. Janë duke punuar në teren për disa lagje tjera me i shpërnda faturat”, shprehet Ugljani.

Asamblisti në Mitrovicën Veriore: Qytetarët po ankohen për çmimet e larta në fatura

Asamblistit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së veriut, Betim Osmani në një prononcim për “Front Online” thotë se në veri jo krejt qytetarëve po u dërgohen faturat e rrymës.

Osmani vlerëson se ka ankesa nga qytetarët në atë pjesë veriore për shumën në fatura.

“Ka filluar por jo në masë të madhe. Dikujt po i dërgohet fatura dikujt jo. Ka ankesa të vazhdueshme të qytetarëve për ata që po i dërgojnë çmimet më të mëdha e ndonjë si kanë regjistruar ende”, shprehet Osmani.

Në muaj më parë “Front Online” ka dërguar pyetje tek ZRRE ku kanë njoftuar se furnizuesi e ka obligim t’i shpërndaj faturat tek ato shtëpi që u është kryer leximi i njehsorëve.

Po ashtu, thuhet se faturat e konsumatorëve duhet të jenë me llojin e tarifës që janë dakorduar me furnizuesin.

“Sipas legjislacionit në fuqi, Furnizuesi është i obliguar që faturat e energjisë elektrike t’i shpërndaj tek të gjithë konsumatorët tek të cilët është kryer leximi i njehsorëve. Në përputhje me Rregullën për Kushtet e Përgjithshme të Furnizimit me Energji, Furnizuesi është i  obliguar të faturojë dhe arkëtoj pagesat prej konsumatorët. Furnizuesi është i detyruar të sigurojë që konsumatorët të jenë të faturuar për energjinë e shpenzuar me llojin e tarifës të dakorduar me konsumatorin”.

Qytetarët që nuk janë pajisur me njehsor, duhet të nënshkruajnë kontratë me KEDS, thonë nga ZRRE.

“Nëse ndonjë nga konsumatorët nuk ka njehsor energjisë elektrike apo matësi i tyre nuk është funksionalë, konsumatorët sipas Rregullës se mësipërme konsumatorët duhet të nënshkruajnë kontratën për furnizim dhe pastaj KEDS duhet t’i instalojë/ndërrojë njehsorët elektrik në mënyrë që konsumatorët të kenë matje të shpenzimit të energjisë elektrike”.

Kjo është mënyra që sipas ZRRE duhet të kryhen pagesat për rrymën në veri për qytetarët në pjesën veriore.

“Sipas Rregullës për Kushtet e Përgjithshme në Sektorin e Energjisë, pagesa e faturave duhet të bëhet në qendrën e specifikuar për arkëtim nga Furnizuesi çdo ditë të punës gjatë orëve të përshkruara, ose me ndonjë mënyrë tjetër të specifikuar në faturë apo në kontratën për furnizim”, thuhet në përgjigje. / Front Online /

 

Komento: