Pas përfundimit të festimeve të Krishtlindjes Ortodokse nga besimtarët serbë në veri të Mitrovicës, janë raportuar incidente që përfshijnë provokime me flamuj.
Një flamur i përbashkët i Serbisë dhe Kosovës u zhyt në hartën me tre ngjyrat serbe, ku ishte shkruar “Nuk ka dorëzim”, duke shfaqur në sfond pamje të veriut të Mitrovicës.
“Këto raste po kalojnë pa u vërejtur dhe nuk po ndëshkohen nga institucionet përkatëse”.
Ndërkohë, politikanët serbë në veri reagojnë ashpër ndaj çdo provokimi të supozuar, por e njëjta gjë nuk po ndodh nga ana e politikanëve tanë”, raportoi gazetari Urall Boshnjaku nga veriu i Mitrovicës./