Në veri të Ukrainës ushtria ruse po tërhiqet

21:10 | 27 Mars 2022

Ukraina po thotë se ushtria ruse në veri të Kievit po tërhiqet.

Ndërsa ofensiva e Rusisë në Ukrainë ka ngecur, sipas BBC, ushtria e Putinit po tërhiqet në veri të Kievit drejt Bjellorusisë, për të furnizuar me armatime e ushqime, pas humbjeve të mëdha.

Të paktën kështu pretendon Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës më anë të një postimi të fundit në rrjetet sociale.

Sipas Ukrainës, ushtria ruse ka pësuar humbje të mëdha dhe tashmë kanë nevojë edhe për ushqim, karburant dhe municione. Po ashtu, në Bjellorusi janë duke u dërguar edhe një numër i madh i ushtarëve të plagosur gjatë luftimeve.

Komento: