Si pasojë e sulmit të mbrëmshëm terrorist në kanalin e Ibër Lepencit, furnizimi me ujë të pijes është ndërprerë në komunën e Mitrovicës së Veriut.
Kjo e fundit ka dalë me një njoftim për qytetarët në lidhje me furnizimet me ujë të pijes.
Komuna tha se do të vendosë cisterna me ujë të pijes në lagjet e qytetit të Mitrovicës Veriore, sipas orarit të mëposhtëm:
13:00 – Lagjja e Boshnjakëve
13:45 – Lagjet pranë Spitalit
14:30 – Lagjet pranë Stacionit të Policisë
“Vazhdimisht në lagje të tjera deri në rifillimin e furnizimit të rregullt me ujë të pijes. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, u tha në këtë njoftim.