Në Wembley shfaqet mesazhi i madh për Eriksenin

15:29 | 13 Qershor 2021

Tifozët në Wembley me mesazh për Eriksenin.

Kanë mbetur edhe pak minuta para fillimi të ndeshjes mes Anglisë dhe Kroacisë.

Para ndeshjes shumë tifozë të Anglisë kishin marrë me vete fanellën e Eriksen, dhe thirrnin emrin e tij, raporton lajmi.net.

Kishte edhe shumë tifozë të tjerë që mbani parulla të ndryshme, me mbishkrimin duke i uruar shërim të shpejtë danezit.

Kujtojmë që Eriksen ra pa ndjenja në fushë në ndeshjen kundër Finlandes, dhe e tëra bota ishte në ankth për gjendjen e tij, por fatmirësisht gjendja e tij tani është stabile.

Ndërkohë në Wembley do të filloj pas pak ndeshja mes Anglisë dhe Kroacisë.

Komento: