Në xhipin e Radojiçiqit që e sekuestroi Policia e Kosovës u gjetën edhe targa false të KFOR-it

23:50 | 25 Shtator 2023
ne-xhipin-e-radojiciqit-qe-e-sekuestroi-policia-e-kosoves-u-gjeten-edhe-targa-false-te-kfor-it

Policia e Kosovës, në aksionin e saj antiterrorist në Banjskë, sekuestruan një automjet të tipit xhip mercedes, e që i njëjti mbante logo false të KFOR-it.

Ai sipas gjetjeve të policisë, i takon kriminelit serb, Milan Radojiçiq, i cili ishte i përfshirë në sulmin dhe vrasjen e së dielës në veri.

Por, Klan Kosova merr vesh që në xhipin e Radojiçiqit u gjetën edhe targa false të automjeteve të forcave paqeruajtëse të KFOR-it.

Komento: