Në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 60 km/h, voziti 121 km/h- gjobitet shoferi në Gjilan

14:55 | 31 January 2024
ne-zonen-ku-shpejtesia-e-lejuar-ishte-60-km/h,-voziti-121-km/h-gjobitet-shoferi-ne-gjilan

Policia në aksin rrugor Gjilan- Prishtinë ka hasur një shofer që ka tejkaluar shpejtësinë.

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar ishte 60 km/h, ai ka vozitur 121 km/h.

Shoferi është gjobitur me 300 euro dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj.

Njoftimi i plotë:

Njësite rajonal i trafikut rrugor Gjilan në pikën e kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, kanë hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është gjashtëdhjetë (60) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e njëzet e një (121) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

Komento: