Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka zyrtarizuar Nehat Pecin si kandidat për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet lokale të këtij viti.
Këtë e ka konfirmuar lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj.
“Nehat Peci do t’i prijë Aleancës në garën për Mitrovicën. Ai është jurist i njohur, me përvojë jetësore në jurisprudencë, e gjithashtu ka mbaruar Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Nehati është rritur me AAK-në. Ai paraqet vullnetin dhe çasjen e sinqertë të Aleancës për Mitrovicën, gjatë tërë historisë së saj politike”, ka njoftuar Haradinaj.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.