Nën asistimin e policisë ndalohen punimet pa leje në një objekt në Mitrovicë të Veriut

11:21 | 12 Nëntor 2023
nen-asistimin-e-policise-ndalohen-punimet-pa-leje-ne-nje-objekt-ne-mitrovice-te-veriut

Njësitë policore kanë asistuar inspektorët komunal për të ndalur punimet pa leje që ishin duke u kryer në një objekt në Mitrovicë të Veriut.

Bëhet e ditur se punimet janë ndaluar nga inspektorët, dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti.

“Njësitë policore kanë asistuar inspektorët komunal lidhur me punimet pa leje që ishin duke u kryer në një objekt pronë e të dyshuarit kosovar, përkundër se e kishte të ndaluar nga organet komunale. Punimet janë ndaluar nga inspektorët, dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: