Nën kërcënimin e armës një personi në Pejë i grabiten 150 euro

09:52 | 19 Shtator 2023
nen-kercenimin-e-armes-nje-personi-ne-peje-i-grabiten-150-euro

Një person i maskuar dhe i armatosur i ka grabitur një burri në Pejë rreth 150 euro.

Siç bën të diturpolicia, i dyshuari për rastin që është raportuar se ka ndodhur të hënën është larguar në drejtim të panjohur.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është informuar edhe prokurori.

Komento: