Nën kërcënimin e thikës ia vjedhin Iphone 12-shin një personi në Prishtinë

09:19 | 12 Korrik 2021
Ilustrim

Një mashkull kosovar ka raportuar në polici se dje rreth orës 21:00, iu është grabitur telefoni iPhone 12, nën kërcënimin e armës.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, ndërsa ka raportuar se nuk ka pasur të lënduar.

“Prishtinë11.07.2021 – 21:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke ecur, dy persona rreth moshës 20 vjeç nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur telefonin IPHONE 12. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar,” thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Komento: