Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Shkup për ndeshjen e nesërme kundër Maqedonisë së Veriut çaste më parë.
Mësohet se “Dardanët” tashmë janë akomoduar në “Park Hotel&SPA”, kompleks ky që ndodhet shumë afër stadiumit të qytetit “Todor Proeski”.
Sot, në orën 17:30 do të ketë konferencë për shtyp nga Kosova e pastaj me fillim nga ora 18:00 Challandes dhe futbollistët do të dalin në fushë për të zhvilluar stërvitjet e fundit.
Ndeshja ndërkaq zhvillohet të enjten nga ora 20:45.