Nën organizimin e MDIS-it, u mbajt takimi tradicional me investitorë nga diaspora
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka organizuar takimet tradicionale me investitorë nga diaspora në kuadër të organizimeve për “Ditët e Diasporës”.
Në këtë takim përveq një numri të madh të investitorëve nga Diaspora, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të institucioneve kyce për investimet, si Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ATK, dhe Doganat e Kosovës.
Zv.ministri i Diasporës, Afrim Bekteshi, duke theksuar sfidat e investiorëve, ka thënë se po bëhet shumë punë që atyre tu krijohet ambnient i sigurt dhe lehtësira për investim
Ndërsa Shqipe Krasniqi, drejtoreshë e Departamentit për Hulumtim dhe Përkrahje të Bizneseve të Diasporës, tha se ky takim, dhe shumë të tillë që janë organizuar nga MDIS-I, kanë për qëllim inkurajimin e investitorëve.
Ndërsa investitorët shprehen problemet dhe sfidat kryesore në të cilat ata hasin për një biznes.
Megjithatë ata kanë vlerësuar lartë mbështetjen që po u jep Ministria e Diasporës, dhe platform online e hartuar nga kjo ministri DIKOS, që është një platform që mundëson lidhjen dhe bashkëpunimin e biznesve nën mbikqyrjen e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.