Nën përcjelljen e motoristëve dhe Policisë së Kosovës, kështu u fut në Kosovë Presidenti i vendit

21:54 | 17 Korrik 2020

Thaçi futet në Kosovë nën përcjelljen e motoristëve dhe Policisë së Kosovës.

Pas katër ditësh intervistimi nga Prokurorët e Gjykatës Speciales në Hagë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është kthyer në Kosovë.

Atij iu organizua një pritje madhështore nga qindra simpatizantë të tij, ku kishin dal për ta pritur në pikën kufitare në Morinë.

Në pamjet e siguruara shihet se presidenti është futur në Kosovë nën përcjelljen e motoristëve dhe Policisë së Kosovës.

Përmes një postimi, presidenti ka njoftuar se nesër në ora 20:00 do të flet për katër ditët e kaluara në Hagë.

“Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë”, është shprehur ai.

Komento: