Nëna 14 vjeçare ka një lutje për fushnjen e saj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nëna 14 vjeçare ka një lutje për fushnjen e saj

17:33 | 31 Janar 2019

Lindaj e saj bëri bujë në gjithë Kosovën.

Nëna 14 vjeçare nga Gjilani, që lindi para një muaji foshnjën nga incesti me djalin e dajës, po kërkon që ta kthejë vajzën e saj nën përkujdesje. Kërkesën ajo e ka bërë në Qendrën e qytetit për Punë Sociale, përmes babait të saj.

Ka gati dy javë që foshnja e lindur nga një incest është dorëzuar nga Spitali Rajonal i Gjilanit në Qendrën për Punë Sociale.

Rrjedhimisht, edhe kërkesat për të strehuar e adoptuar këtë bebe – që rasti i saj shokoi opinionin publik – janë bërë.

E në mesin e atyre që po duan ta marrin nën përkujdesje këtë foshnje janë edhe familja e të miturës që e lindi atë.

Gjyshi i kësaj foshnje, tashmë është paraqitur në Qendrën për Punë Sociale të Gjilanit për të kërkuar që foshnja të kthehet tek e vajza e tij e mitur, që e lindi atë nga incesti me djalin e dajës 16 vjeçar.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, të enjten, drejtori i kësaj qendre, Mursel Zymberi.

“Fëmija tani është në procedurën e strehimit familjar. Edhe pse ka bërë kërkesë nëna e fëmijës për me e marrë. Ne duhet me i studiu disa rrethana, e edhe me pa procedura gjyqësore si po zhvillohet për babën e pretenduar”, ka thënë ai përmes telefonit.

“Pa u zgjidhë këto situata, ai fëmijë nuk mund të futet në procedurën për adoptim”, shton ai.

Tutje, Zymberi bën të ditur se gjendja shëndetësore e fëmijës është shumë e mirë, duke treguar se ekziston mundësia që fëmija të kthehet tek nëna e tij, përkundër se mosha e saj është e mitur.

Por, ai tregon se gjithçka vendoset pasi të kryhen disa procedura që parashihen edhe me ligjin për Familje.

“Ka të drejtë. Në këtë rast baba i vajzës që është bërë nënë, ka ardhë dhe thotë se unë jam i gatshëm me i ofru përkrahje vajzës që me e marrë foshnjën. Me ia ndalë nuk kemi të drejtë”, thotë drejtori i QPS-së Mursel Zymberi.

E deri kur të kryhen procedurat ligjore dhe verifikimet tjera, ai thotë se foshnja mbahet nën përkujdesje të Qendrës për Punë Sociale në Gjilan.

14 vjeçarja E.R. nga fshati Uglar i Gjilanit, lindi foshnjën e saj në fund të muajit dhjetorë të vitit që kemi lënë pas. Fillimisht u raportua se ajo kishte braktisur pas lindjen vajzën e saj foshnje, duke e lënë nën përkujdesjen e mamive të repartit të Neonatologjisë të Spitalit Rajonal të Gjilanit.

Kjo, pasi foshnja erdhi në jetë si pasojë e një incesti mes nënës së saj me djalin e dajës L.M.. Edhe ky i fundit doli të jetë i mitur – 16 vjeç.

Rastin është duke u hetuar nga Policia dhe Prokuroria e Shtetit. Versionet e para të hetimit, nuk tregojnë se marrëdhënia mes të miturve të ketë qenë e dhunshme.

Për më tepër, rasti në Polici nuk ishte lajmëruar nga familjarët e asnjërës palë, por nga Spitali i Gjilanit.

L.M. fillimisht kishte refuzuar të jetë i atij i foshnjës në fjalë, por të kundërtën e ka deklaruar në hetuesi.

Komento: