Nëna e Adelina Tahirit po duket si çikë e re, në këtë imazh po duket si binjake e këngëtares!

10:10 | 19 Prill 2022

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri është njëra nga yjet e estradës që shfaqet shumë atraktive me veshjen dhe bukurinë e saj.

Por, ajo shumë shpesh është kritikuar për martesën e saj me një biznesmen nga Maqedonia e Veriut, i cili i ka kaluar të 50-tat.

Edhe pse në moshë, këngëtarja është e dashuruar kokë e këmbë në të. E këtë e ka bërë të ditur shpesh herë duke postuar fotografi me të ndryshme në krahët e tij.

Adelina shfaqet e kujdesshme edhe ndaj familjes së saj.

Këngëtarja shpesh publikon foto në krahët e nënës së saj, përcjell ORAinfo.

Ajo se fundmi ka publikuar një foto ku shfaqet duke darkuar me nënë dhe vëllain e saj.

Është nëna e Adelinës ajo e cila e merr gjithë vëmendjen.

Në këtë foto, nëna e Adelinës po duket si me qenë ndonjë shoqe e këngëtares, e jo nëna e saj.

E rregulluar bukur dhe e veshur me stil, nëna e Adelinës po duket si çikë e re. /ORAinfo/

Komento: