Nëna e Dua Lipës si vajzë e re, por nuk do ta besoni sa vite ka mbushir sot

15:41 | 28 Qershor 2022

Dua Lipa përzgjedh fotografi të veçanta për të uruar nënën në ditëlindjen e 50-të.

Nëna e këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipës, Anesa Lipa, feston ditëlindjen.

Ajo ka mbushur 50 vite, gjersa me këtë rast nuk ka munguar një urim me plot fotografi nga e bija.

Krijuesja e hitit “Levitating” ka shpërndarë një sërë fotografish në rrjete sociale, si dhuratë për të përkujtuar kohën e tyre ndër vite.

Në mesin e tyre nuk kanë munguar edhe disa imazhe të dyshes së njohur të realizuar në fëmijëri të 26-vjeçares.

“Urime ditëlindjen e 50-të për nënën time të mrekullueshme. Mbretëresha ime Anesa Lipa”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, në këtë mes pati reagime të shumta duke ia uruar ditëlindjen Anesës edhe nga artistë shqiptarë.

E ëma e artistes është bërë pjesë e shoëbizit shqiptar dhe të huaj që nga fillimi i karrierës së Lipës.

Krahas Duas, ajo ka edhe dy fëmijë të tjerë.

Komento: