Nëna e Embolos i reagon tifozëve kritikues, iu thotë se Zvicra e stërviti atë, tek ju ka vetëm mashtrime.
Nëna e lojtarit Breel Embolo, i cili i shënoi gol Kamerunit, ka reaguar pasi tifozët kamerunas nuk po ndalin kritikat ndaj lojtarit me origjinë nga Kameruni.
Ajo i këshilloi tifozët që ta lënë të qetë djalin e saj, duke akuzuar Federatën e Futbollit të Kamerunit për afera në përzgjedhjen e lojtarëve.
“Lëreni djalin tim të qetë. Zvicra e stërviti atë dhe ai e bëri punën. Dhe ju, në vend që të stërvitni lojtarët tuaj, ka vetëm mashtrim në përzgjedhjen tuaj. Për të hyrë në kombëtaren e Kamerunit, duhet të japësh një shumë parash dhe duhet të jesh në Utopia, ndërsa federata zvicerane stërvit fëmijët e mi”, ka thënë ajo.
Zvicra mundi Kamerunin falë golit të vetëm të Breel Embolo. Kjo goditje dërrmuese zemëroi kamerunasit të cilët nuk ngurruan të përhapnin fyerje kundër Embolos në rrjetet sociale.