Nëna e Fjollës bëhet për spital, kjo është gjendja e saj

17:11 | 26 March 2019

Ajo ka qenë një këngëtare që përflitet shumë

Nëna e këngëtares Fjolla Morina ka përfunduar në spital pas disa komplikacioneve me shëndetin.

Lajmin e ka dhënë vetë Fjolla përmes një postimi në Instagram, ku shihet duke i mbajtur dorën të ëmës pas operacionit.

Këngëtarja tregon se operacioni zgjati 7 orë dhe përfundoi me sukses. Fatmirësisht, Fjolla e ka nënën pranë vetes tashmë dhe beson në mrekulli:

“Sot ishte një ditë që më bëri të kuptoj që mrekullitë ekzistojnë!

Kisha shumë frikë por nuk u bëra pre e pesimizmit…luftova me veten dhe u kapa fort pas shpresës që MAMI IM do t’ia dilte mbanë dhe kësaj here. Më ka mbetur në mendje një proverbë ku thuhet: Zoti nuk mund të ishte kudo prandaj i krijoi nënat! E pra, e dashura nëna ime, ti je Zoti im, ngushëllimi im dhe burimi i dashurisë!

Sot je pranë meje falë mjekëve të Spitalit Shtetëror Prishtinës të cilët pas 7 orëve operacion, ja dolën mbanë që ti të ishe akoma pranë meje ❤”.

Kjo nuk është hera e parë që nëna e Fjolla Morinës ka pasur probleme me shëndetin, pasi këngëtarja ka bërë me dije edhe më herët për shtrimin në spital të së ëmës.

Komento: