Nëna e ish-deputetit shkon me këtë veshje në Tiranë, për ta shikuar ndeshjen e Shqipëri- Francë

19:29 | 17 November 2019

Ka shkuar në Tiranë për ta parë ndeshjen në mes të Shqipërisë dhe Francës, nëna e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismaili.

Nëna 76 vjeçare e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismaili, ka shkuar për të parë ndeshjen e futbollit në stadiumin e Tiranës në mes të Shqipërisë dhe Francës.

Është vet Ismaili ai që e ka bërë të ditur këtë duke postuar fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, përcjell lajmi.net.

Ismaili ka treguar edhe arsyen përse nëna e tij ka shkruar për ta përcjellë këtë ndeshje.

Postimi i plotë i Ismailit:

Mamau, 76 vjeç, për herë të parë po shkon në stadium me e këqyrë Kombëtaren edhe nipin e saj Kastriot Dërmaku.

Komento: