Nëna e Marigonës jep dëshminë rrënqethës: Nuk më treguan që ma vranë vajzën, më thanë ka vdekë në aksident

14:03 | 26 October 2022

Dëshmia rrëqethëse e nënës së Marigonës: Nuk më treguan që ma vranë vajzën, më thanë ka vdekë në aksident.

Valdete Osmani, nëna e vajzës së vrarë Marigona Osmani, në seancën gjyqësore mes lotësh ka deklaruar se fillimisht i kanë thënë se vajza e saj ka vdekur në aksident, duke mos i treguar për vrasjen.

Nëna e të ndjerës tha se kur e ka shikuar kufomën e vajzës e ka parë se ia kishin thyer nofullën dhe dhëmbët.

“Mua nuk më kanë kallxu që e kanë vra, më kanë thënë ka vdekë në aksident. Më kanë kallxu qat ditë që e kanë pru, kur e kam çel kufomën e kam pa krejt zi, çika e ka pas nofullën e thyer dhe dhëmbët”, është shprehur nëna e Marigonës, transmeton T7.

Ndërsa, në fillim të seancës të dyshuarit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu janë deklaruar të pafajshëm.

“Fillimisht i kërkoj falje familjës së Marigonës dhe i shpreh ngushëllime për vdekjen e vajzës. Unë nuk e pranoj fajësinë për akuzat që i lexoi prokurori”, ka deklaruar Krivaqa.

Raporti i autopsisë ka konstatuar se nga goditjet e shumta, 18-vjeçarja ka pësuar politraumë – lëndime të shumëfishta. Ku vdekja është shkaktuar menjëherë nga asfiksia mekanike si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik.

Sipas prokurorisë, në ditën kritike Dardan Krivaqa hynë në dhomë me një shkop dhe së bashku me Arbër Sejdiun e godasin viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar 18-vjeçares dhimbje të mëdha fizike dhe psikike.

Komento: