Nëna e saj e ka ditëlindjen, Adelina Hasani vjen me urim emocional për të

12:51 | 15 Tetor 2022

Moderatorja e njohur kosovare, Adelina Hasani, prej vitesh në rrjete sociale e ka ilustruar raportin e shkëlqyer dhe lidhjen tejet të afërt me familjen.

Prezantuesja, e ka përjetuar rëndë humbjen e babait në kohën e pandemisë Covid 19-të.

As në urimin e ditëlindjes së nënës së saj, Adelina nuk ka lënë pa e përmendur babain e saj të ndjerë. Ajo, në urim, falënderon prindërit që e kanë mësuar të jetë njeri i drejtë.

Urimin e plotë e lexoni më poshtë:

Nana jem, shpirti i shpirtit tem.

Faleminderit qe bashke me babin m’keni mesu se qysh duhet me qene punetore, e dashun, e respektueshme dhe mbi t’gjitha njeri i mire dhe i drejte. Faleminderit qe nuk m’keni leju asnjehere me pas urrejtje per asgje dhe askend dhe faleminderit qe m’keni ba me kuptu qe miresia e dashuria jane ilac i shpirtit!

Gezuar ditelindjen drite e diell, t’pacim krejt jeten!

Te dua ♥️

Komento: