Nëna e saj e ka ditëlindjen, Adriana Matoshi e uron me fjalët me të ëmbla

12:46 | 05 Maj 2022

Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi, ka bërë të ditur se e ëma e saj feston ditëlindjen.

Këtë gjë ajo e ka treguar përmes një postimi të ndjeshëm në Facebook.

Ajo e ka uruar me fjalët me të ëmbëla nënën e saj për ditëlindje.

Aktorja urimin e ka shoëqëruar me një foto në krah të nënës së saj, përcjell ORAinfo.

“Emri yt i shkurtë është Mam, ndërsa i gjati është Mam Mam Mam Mam Mam. Rrnofsh qaq sa herë n’ditje t’përmenet emni e të thirrim, nana jem e bukura jem.

Gëzuar ditëlindjen e shtrejta jeme dhe e fmive t’mi, ti je mami jonë e na jemi shume të lumtun që ti ama bash ti je qajo pasunia, qaj thesari që njerëzit e lypin dikah tjetër e secili e ka në shpi.

T’paçim ton jetën dashnia e krejtve. Rrnofsh 100 kshtu e fortë e me plot vullnet për jetë”, ka qenë urimi i Adrianës për nënën e saj. /ORAinfo/

Komento: