Nëna lind foshnjën me antitrupa kundër Covid-19.
Një grua në Singapor gjatë shtatzënisë së saj u infektua nga Covid-19 ku fatmirësisht e kaloi pa shumë vështirësi.
Së fundmi ajo ka sjellë në jetë fëmijën e saj i cili ka rezultuar të ketë antitrupa kundër virusit.
Sipas ekspertëve kjo gjë ka sjellë një të dhënë të re që infeksioni mund të transmetohet nga nëna tek fëmija.
Foshnja lindi pa Covid por me antitrupa për virusin.
Mjeku im dyshon se gjatë periudhës së shtatzënisë, unë i kam transferuar tek foshnja antitrupat e mi”- tha Celine Ng-Chan, nëna e foshnjës.
Bazuar në informacionet e dhëna Celine gjatë infektimit nga Covid-19 nuk kishte shumë vështirësi dhe u la e lirë nga spitali pas 2 javë e gjysmë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se ende nuk dihet nëse një grua shtatzënë me COVID-19, mund ta kalojë virusin tek foshnja.