Nëna me 4 fëmijët nxirren gjallë nga rrënojat e tërmetit

14:34 | 31 Tetor 2020

Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit arritën t’i nxjerrin të gjallë nënën me 4 fëmijët të cilët kishin mbetur në rrënojat e apartamentit “Doğanlar” në rrethin Bayraklı.

Izmiri dje u trondit nga një tërmet me magnitudë 6.6 që ndodhi afër Seferihisar.

Tërmeti, i cili u ndje gjithashtu në provincat përreth, pati ndikimin më të madh në rrethet Bayraklı dhe Bornova të Izmirit.

Si rezultat i tronditjes në të cilën 4 ndërtesa u shkatërruan plotësisht, 26 persona humbën jetën, 831 të tjerë mbetën të lënduar.

Ekipet arritën nënën dhe fëmijët përafërsisht 23 orë pas tërmetit. Ekipet që formuan një korridor në zonë nxorrën nënën dhe fëmijët nga rrënojat me barela një nga një.

Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë në 8 ndërtesa në rrethin Bayraklı.

Komento: