Djali ngjitet çdo natë në dritaren e spitalit për të parë nënën me Covid-19.
Mjekja, Anika Dokle, ka ndarë një imazh të një djali i cili çdo natë ngjitet në dritaren e spitalit për të parë nënën e tij të infektuar me Covid.
Fotoja është shkrepur në Itali, ndërsa është shpërndarë më pas edhe nga mjekja.
“Ky djalë kërcen çdo natë, pas pune, te dritarja e dhomës ku mbahet nëna e tij e prekur nga Covid-19”, shkruan mjekja në përshkrimin e fotos.