Nëna me vajzën e sëmurë kthehet nga Siria

21:52 | 20 Prill 2019

Është kthyer nga Siria nëna me vajzën e sëmurë.

Një grua kosovare me dy fëmijë, e cila humbi bashkëshortin si luftëtar i ISIS-it, pati mbetur e ngujuar në një kamp të refugjatëve në Siri, i cili kontrollohej nga kurdët.

Ajo i pati thënë Klan Kosovës me 27 janar 2019 se po mundohej të largohej nga atje nëpërmjet Kryqit të Kuq për shkak sepse e kishte njërën nga vajzat të sëmurë rëndë.

Gruaja me inicialet M.A së bashku edhe me më shumë se 100 persona të tjerë sot është kthyer në Kosovë.

Komento: