Nëna nga Gjakova e humb foshnjën gjatë lindjes, vjehrri akuzon stafin mjekësor

10:16 | 04 July 2021

Gruaja nga Gjakova humb foshnjën gjatë lindjes, vjehrri thotë se kanë faj mjekët.

Një burrë nga Gjakova, ka raportuar në polici se nusja e djalit të tij, ka humbur foshnjën gjatë lindjes, raporton Express

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Gjakovë.

Ankuesi ka raportuar në polici se si pasojë e trajtimit jo të mirë mjekësor, nusja e djalit të tij ka humbur foshnjën gjatë lindjes.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.

Rasti është hapur si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

“Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor-Gjakovë 03.07.2021 – 12:05. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se si pasoj e trajtimit jo të mirë mjekësorë, nusja e djalit të tij gjatë lindjes kishte humbur foshnjën e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Komento: