Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli.
Një nënë shqiptare bashkë me të bijën e saj 2 vjeçare janë “zhdukur nga faqja e dheut”, ka thënë një zyrtar i lartë policor.
Sebjana Myzeqari, 24 vjeçe, dhe vogëlushja e saj Enissa nuk janë parë apo dëgjuar që nga 2 prilli kur janë parë për herë të fundit në Doncaster, Angli.
Shtetasja shqiptare Myzeqari nuk e ka përdorur as telefonin e as kartelën bankare që nga ajo kohë, por as nuk duket të ketë lëshuar Britaninë e Madhe, raporton BBC.
Policia nga South Yorkshire kanë thënë se janë “jashtëzakonisht shumë të shqetësuar” për sigurinë e dyshes, transmeton Koha.net.
Polici Neil Thomas tha se Myzeqari ka ardhur në Britani nga Shqipëria 3 vjet më parë “për asnjë arsye tjetër përpos që kishte zgjedhur Doncasterin për të jetuar”.
Enissa është e regjistruar në një institucion parashkollor por nëna e saj duket se jeton një jetë “shumë të izoluar” me pak miq në qytet, thotë ai.
Thomas thotë se dyshja “nuk ka lëshuar në mënyrë legjitim vendin” por nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jenë larguar në forma tjera.
Policia në Shqipëri i ka thënë forcës policore në South Yorkshire se nuk kanë gjetur gjurmë të nënës e as të bijës, ka thënë Thomasi.
“Jemi shumë të shqetësuar. E vërteta është se kemi një zonjë 24 vjeçare dhe vajzën e saj 2 vjeçare që thënë sinqerisht janë zhdukur nga faqja e dheut dhe askush s’i ka parë ato”, ka thënë polici Thomasi.
Zonja Myzeqari dhe Enissa janë raportuar si të zhdukura nga zyrtarët lokalë banesorë.