Nëna sjell në jetë foshnjen e saj nën çadra – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Nëna sjell në jetë foshnjen e saj nën çadra

22:29 | 02 Dhjetor 2019

Shqipëria javën e kaluar u trondit nga një tërmet shkatërrues, ku mbetën të vdekur 51 persona.

Një vajzë ka ardhur në jetë vetëm pak ditë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Durrësin mëngjesin e 26 nëntorit.

Familja Sula ka mbetur e pa strehë nga tërmeti. Ata jetojnë në çadër dhe fëmija e quajtur Ajsel, duket se ditët e para të jetës do t’i kalojë në kushte jo fort të përshtatshme.

Postimi i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu:

Mrekullia e jetës! Ndërsa familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz, pak orë më parë ka lindur Ajsel, vajza e tyre që gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Ardjanën.

Komento: