Nëna ukrainase lë pas burrin dhe vjen në Tiranë, prek me rrëfimin e saj

13:49 | 27 March 2022

Një nënë ukrainase që është strehuar në Tiranë ka treguar për familjarët e lënë pas.

Yana Nikolaenko me dy djemtë, Timurin dhe Nikitan, si dhe me nënën e saj, Nataliyan, udhëtuan me javë të tëra për t’u larguar nga luftimet në qytetin e tyre Buça të Ukrainës.

Ata kanë arritur në Tiranë më 20 mars, por pas vetes në Ukrainë kanë lënë të gjithë familjarët e tjerë, përfshirë burrin e Yanas, Igorin.

Ndonëse nuk e dinë se çfarë do të sjellë e ardhmja, Yana dhe nëna e saj shpresojnë që lufta të mbarojë shpejt.

Komento: