Nëna zbuloi së vajza e saj vuan nga një sëmundje e rëndë, i shpëton jetën

21:09 | 20 Qershor 2019

Vajzës 5 vjeçare të Jade Rodford, Ella Erangey iu kishte vështirësuar frymëmarrja vite më parë.
Rodford ishte e shqetësuar, andaj ajo i bëri një vizitë të bijes tek doktori, por simptomat shfaqeshin në shtëpi dhe zhdukeshin në mënyrë misterioze në spital.

Ajo që e kishte bërë më dramatik rastin ishte se simptomat paraqiteshin vetëm në shtëpi dhe zhdukeshin kur e dërgonin në spital, dhe e gjithë kjo bëri që rasti të mos merrej seriozisht nga doktorët tjerë.

Mirëpo nëna 30 vjeçare e kishte regjistruar gjendjen e Ella në një klip 20 sekondësh në të cilin ajo shihej me lëkurë jo të zakonshme dhe frymëmarrje të vështirësuar, video të cilën ajo iu tregoi mjekëve në spital.

Pasi që mjekët kishin parë videon kishin arritur diagnostifikimin me sëmundjen e sepsës dhe trajtimin e saj për 12 ditë në spital.

Video bëri që mjekët të merreshin seriozisht me Ellan.

Klipi tregon se si Ella ka lëkurë e cila anonte ka ngjyra vjollce dhe në të poashtu vërehej frymëmarrja e vështirësuar.

Nëna e vajzës së mbijetuar nga sepsa dëshiron që cdo prind të shikojë videon që ajo ka publikuar.

Jade Rodford, nëna e 5 vjeçares Ella tregon se rasti i vajzës së saj ndodhi në muajin nëntor të vitit 2014.

Komento: