
Nenad Rashiq është dorëhequr si këshilltar i Qeverisë Kurti.
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka dalë në konferencë për media bashkë me këshilltarin e tij, z.Nenad Rashiq.
Në këtë konferencë pritej që z.Kurti t’i kërkonte dorëheqje z.Rashiq për shkak të aktakuzës që u ngrit para një jave për shkak të aferës së hidrocentraleve.
“Unë e çmoj shumë z.Rashiq, për shkak të vendosmërisë së tij, e për shkak të qartësisë së tij.”
Kurti tha se beson në pafajësinë e z.Nenad Rashiq, por se kjo ka cenuar funksionin e tij, përcjell Periskopi.
Ai tha se “krerët e çështjes nuk ndodhen me emrat e tyre në aktakuzat që ngriten.”
“Z.Nenad Rashiq ma ka dorëzuar sot dorëheqjen e tij.” – tha ai më tej.