Nënat e Çerkezës vajtojnë: Na sollën djalin kufomë

14:19 | 27 March 2022

Vdekja e një të riu ka shkaktuar frustrim në fshatin e komunës së Tiranës.

Nënat e Çekrezës janë shprehur të prekura për vdekjen e Arben Micit, i cili dyshohet se i vuri flakën me çakmak dhomës ku po qëndronte në komisariatin e Kamzës.

Ato për Top Channel thonë se policia është fajtore për vdekjen e Micit.

“Djali nuk ka bërë gjë. Jo, jo. Djali pinte për vete i shkreti, të shtëpisë e çuan në polici. Policia e ndreqi!! E solli kufomë. E fute në burg, mos e vra. Jepi dënimin që i takon. Mos e digj me shkrepse. Ky është krim. O Zot! Gjynah është fëmijë”, kanë thënë ato.

Komento: