Nëndetësja bërthamore më e madhe në botë, iu sjellim pamje brenda saj

13:28 | 16 Gusht 2019

Keni mundësi të shihni pamje brenda nëndetëses bërthamore më të madhe në botë.

Janë publikuar së fundmi foto nga brenda nëndetëses më të madhe bërthamorë në botë, e cila është ende aktive.

Nëndetësja me raketa balistike me fuqi bërthamore, i përket Marinës ruse.

Nëndetësja “Dmitriy Donskoi” nisi shërbimin aktiv në vitin e largët 1982 dhe pas daljes nga përdorimi të nëndetëseve të tjera të llojit “Typhoon”, ajo u bë më e madhja në botë.

Kjo nëndetëse ka shërbyer edhe si burim frymëzimi për filmin e famshëm të vitit 1990 “The Hunt for Red October”. Nëndetësja e përdorur në këtë film është po ashtu e llojit “Typhoon”.

Në fotot e publikuara shfaqen anëtarët e ekuipazhit të nëndetëses dhe teknologjia e saj, e cila është e ngjashme me atë të filmit.

Komento: