Nënë e bijë të lënduara nga aksidenti, ja cila nga to është në gjendje më të rëndë

23:13 | 07 Mars 2019

Aksidenti në Gjilan la pa shenja jete një person dhe shumë të tjerë të lënduar.

Mbi 20 persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e aksidentit që ndodhi sot gjatë ditës në qytetin e Gjilanit.

Në mesin e të lënduarve janë edhe nënë e bijë.

Të njëjtat burime thonë se njëra nga to po vazhdon mjekimin intensiv në QKUK, derisa tjera në spitalin e Gjilanit.

Kujtojmë se nga i njëjti aksident deri më tani ka ndërruar jetë një person, derisa tre të tjerë po luftojnë me jetën.

Komento: