Nënë e bijë u plagosën në Fushë Kosovë, por si mori plagë vdekjeprurëse i dyshuari?

23:34 | 28 January 2023

Plagosja e nënës dhe bijës në Fushë Kosovë – Si mori plagë vdekjeprurëse i dyshuari?

Një plagosje sot ka ndodhur rreth orës 11:45 në rrugën ‘Besa Besë’ në Fushë Kosovë. Nënë e bijë u plagosën nga një i dyshuar i cili u arratis menjëherë pasi kreu plagosjen.

Krejt çka ndodhi lidhur me plagosjen e nënës dhe bijës në Fushë Kosovë.

Policia fillimisht njoftoi se një plagosje ka ndodhur në Fushë Kosovë. Në njoftimin e tyre thuhej se është identifikuar personi që dyshohet se kreu plagosjen, por u tha se ishte në arrati.

“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Besa Besë” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”.

Rreth 6 orë më vonë, u raportua se i dyshuari është gjetur i plagosur në një arë në Fushë Kosovë.

Më pasë, Policia përmes një komunikate për media njoftoi se si paasojë e të shtënave me armë zjarri ka vdekur i dyshuari që plagosi dy gra në Fushë Kosovë.

“Ndërkohë që po vazhdon ndërmarrja e veprimeve hetimore e ekzaminuese, i dyshuari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, nga ku rreth orës 18:45 kemi pranuar informatën se personi ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatën e PK.

Tutje, Policia tha se për arrestimin e të dyshuarit janë shkrepur edhe të shtëna me armë zjarri.

“I dyshuari në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, duke bërë kështu që Policia t’i ndërmarrë të gjitha veprimet policore në përputhje me autorizimet e tyre. Ndërkaq që sulmi ndaj policisë është neutralizuar i dyshuari në përpjekje e sipër për t’iu shmangur arrestit policor, në rrethana që aktualisht po trajtohen ka marrë plagë nga shkrepja e armës së zjarrit”

Në njoftimin e Policisë u tha se ka baza të forta dyshimi për vetëplagosje mirëpo policia së bashku me autoritetet e tjera po heton rastin.

“Aktualisht përkundër që ka baza të forta dyshimi për vetëplagosje, policia bashkërisht me autoritetet e tjera relevante ligj zbatuese po heton me përpikëri të gjitha rrethanat që karakterizojnë rastin”.

Komento: