Nënë e bir humbën jetën në aksidentin e sotëm në Drenas

22:08 | 02 Maj 2022

Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur të hënën rreth orës 14:00 në fshatin Gllobar të Komunës së Drenasit.

Siç ka bërë të ditur policia, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Policia ka bërë me dije se personat e lënduar janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Lidhur me aksidentin ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura.

I pari i kësaj komune ka njoftuar se viktimat janë një grua dhe një fëmijë 7-vjeçar.

Aksidenti i sotëm në Gllobar nuk ishte i vetmi që ndodhi në Komunën e Drenasit.

Një tjetër aksident ka ndodhur po ashtu të hënën në fshatin Abri e Epërme në vendin e quajtur Garrapole.

Për pasojë, 10 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, përderisa janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Komento: