Nënë e bir zhduken në Pejë

10:46 | 24 March 2022

Zhduken nënë e bir në Pejë, një tjetër vajzë në Gjakovë.

Një grua dhe një fëmijë janë zhdukur në Pejë që nga e marta. Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të enjten, viktima ka dalë bashkë me fëmijën e saj 9-vjeçar dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.

Lidhur me rastin janë njoftuar organet kompetente dhe janë duke hetuar rastin.

“Pejë, 22.03.2022 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij, viktima femër kosovare bashkë me fëmijën e saj 9-vjeçar kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq edhe në Gjakovë të martën është raportuar si e zhdukur një vajzë. Siç ka bërë të ditur vëllai i saj në Polici, ajo ka dalë nga shtëpia më 20 mars dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

“Gjakovë, 22.03.2022 – 13:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij, viktima femër kosovare me datë 20.03.2022 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.

Komento: