Nënën e zuri gjumi në vaskë, vdes foshnja 10-muajshe

16:54 | 10 August 2021

Një mama adoleshente në Georgia, SHBA është akuzuar për vrasjen e foshnjes së saj 10-muajshe pasi e zuri gjumi me të në vaskë.

Sipas policisë, 19-vjeçarja Anslie Nicole Brantley kishte pirë drogë përpara se të shtrihej në vaskë me foshnjen, duke e vendosur atë mbi vete.

Është ende e paqartë se cilit lloj i përkiste droga që ajo kishte konsumuar.

“Bebja ndodhej në vaskë me të dhe nuk reagonte”, thuhej në deklaratën e hetuesve. Sipas shërbimeve të emergjencës, foshnja ishte tërësisht e ftohtë dhe u dërgua në spital, por u deklarua e vdekur.

Në shtëpinë ku banonte vajza, e cila i përket gjyshes së saj,Kelli Gordon, policia gjeti metamfetaminë dhe e arrestoi menjëherë zonjën Gordon për posedim narkotikësh. Ndërkohë adoleshentja është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë dhe keqtrajtim të mituri.

Komento: