Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se do të insistojnë që të bëhet Unaza e Jashtme e Prishtinës, meqë sipas tij projekti e liron komunikacionin në kryeqytet dhe ka rëndësi të karakterit nacional.
“Është autostradë që e rrethon Prishtinën, dhe lidhet me hyrjet kryesore në Kryeqytet. Pra, lidhet me hyrjen nga Gjilani, me hyrjen nga Fushe Kosova, me hyrjen nga Mitrovica dhe me hyrjen nga Podujeva! E shkarkon Kryeqytetin nga komunikacioni i panevojshem dhe krijon lidhje te reja me zonat industriale”, theksoi Zogaj.
Reagimi i tij vjen pas pretendimeve të shefit të tij, Përparim Rama se projekti në vlerë 350 milionë euro po bllokohet nga Ministri i Financave, Hekuran Murati.
Postimi i plotë: