Pritet që në Kosovë së shpejti të mbahen zgjedhje të reja.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, ka thënë se në Kosovë nuk ka vakum institucional, derisa ka shprehur bindjen se në vend do të ketë zgjedhje të reja.
Ai ka thënë se askush nuk duhet të frikohet nga zgjedhjet.
“Në Kosovë nuk do të ketë vakum institucional dhe as anarki. Funksionimi dhe stabiliteti i shtetit nuk janë dëshira interpretimesh personale”.
Berisha ka thënë të gjithë duhet t’i nënshtrohen vendimit të sovranit .
“Zgjedhjeve nuk ka arsye t’iu trembet askush. Të gjithë që kërkuan zgjedhje, tashmë i kanë para vetes. Zgjedhje do të ketë. Të gjithë duhet t’i nënshtrohemi vendimit të sovranit (popullit)”, ka thënë më tej ai.