Nënkryetari i AAK-së jep një deklaratë për taksën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nënkryetari i AAK-së jep një deklaratë për taksën

22:59 | 15 Shkurt 2019

Ardian Gjini thotë se heqja e taksës poshtron Kosovën.

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini konsideron se Serbia po mundohet që me shantazh të detyrojë Kosovën të heqë dorë nga taksa prej 100% ndaj produkteve serbe.

Sipas tij, një gjë e tillë është poshtërim për Kosovën. Ai në emisionin “BlicIntervieë me Astrit Gashin” ka treguar se taksën e sheh si çështje bilaterale të Kosovës.

“Ka disa çështje këtu. E para është se për çështjet strategjike, definitivisht mendojmë njëjtë në të gjitha çështjet që janë shumë strategjike, krejt njëjtë. Çështja e taksës ndaj Serbisë është diçka bilaterale, është sovrane e Kosovës. E dimë që SHBA-të kanë kërkuar prej Kosovës, që të suspendohet taksa. Ne duhet t’i kalkulojmë pro dhe kontra, si Kosovë jo vetëm si Aleancë. Mendoj që si Kosovës është një gabim që po veçohet , Aleanca, një parti tjetër, një parti tjetër…”, ka thënë Gjini.

Ai ka shtuar se mendon që situata në të cilën sot ndodhet Kosova shkaku i taksës, është dinamizuar jashtë mase dhe ka treguar se pavarësisht të gjitha këtyre, shteti i Kosovës nuk prishte me SHBA-të edhe pse mund të ketë mospajtime.

“Mendoj se është dinamizim i skajshëm i situatës. Kosova nuk prishet me SHBA-të, mundemi me pas moment si ky që kemi mendime të ndryshme për një çështje, edhe po shihet që kemi mendime të ndryshme tash, por nëse i bije barra Ramush Haradinajt dhe Aleancës të dëshmojnë që Kosova këtë rast ka të drejtë sovrane mos të lejojë të fyhet nga Serbia”.

“Është gabim serioz me e lidh miqësinë e Kosovës me atë të SHBA-ve, shkaku se Kosova në një moment të caktuar po refuzon të ia heq një taksë Serbisë që ia ka vendosur dhe Serbia po provon të na shantazhojë me heqje të taksës që në njëfarë forme është poshtërim i Kosovës”, ka shtuar Gjini.

Komento: