Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) Lutfi Haziri, ka komentuar për “Front Online” takimin e sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Haziri tha për “Front Online” se takimet e Bashkimit Evropian në fillimin e mandatit të shefes së Komisionit Evropian, Kaja Kallas, janë më shumë të natyrës njoftuese dhe nuk pritet të sjellin progres të menjëhershëm në dialogun Kosovë-Serbi.
Ai ka theksuar se përkundër takimeve, progresi në dialog mbetet një sfidë e vazhdueshme dhe nuk do të ndodhin ndryshime të rëndësishme për sa kohë Serbia vazhdon të shkelë parimet e normalizimit dhe të tregojë veprime të dhunshme.
“Takimet në fillimin e mandatit të Kallas janë më shumë njoftuese se sa një agjendë e cila menaxhon kriza dhe situata të reja që Serbia i krijon me akte terroristë ndaj Kosovës. Në asnjë formë nuk do të ketë njëherë ndonjë progres në dialogun Kosovë–Serbi, kjo është diçka që është përcjellë tashmë për një kohë të gjatë”, deklaroi Haziri.